JANNIS RITSOS-E P I T A F I-XI


J A N N I S R I T S O S
“””””””””””””””‘””””””””””””””””””””
E P I T A F I

XI

Si e pashije, e pashkollë
ti bukuri më ke dhënë,
syve të tu lexoja qartë
të jetës abëcënë ;
më mirë se ç’ kisha nxënë,
nga e para nisja mësimin
me gishta numëroja
dhe ato mua njësh më dilnin.
Një është qielli dhe toka,
drita, vjollca e ngjyra
edhe ky njësh më ishe ti,
njëkohësisht të gjitha.
Mendjen vrisja ku i njihja,
i pashë ku dhe kur
pulat ndërsa unë shihja
buzëmbrëmjeve dikur.
Ndjeja të thellë aty lart
frymëmarrjen e qjellit;
yjet sikur më krihnin
me krehër prej sedefi.
Risolla pak nder mend
ç’ është ngazëllimi vallë,
më merrte me degdiste
lart, qiejve me ngadalë.
Kohën dhe vendin pashë
në dritëhijet e pyllit,
tek porta ti qëndroje
mbi mua ngulje vështrimin .
Sytë e tu janë mbyllur
jashtë tyre tash kam mbetur
as gur nuk kam tani të rri,
as rrugë për të rendur.

XII

Bir, në dhimbsesh mua jetimen
ndenjur pranë portës , jashtë,
hapi syçkat e tua,
vështromë qoftë një çast.
Plakën e gjorë, lypsare,
plakushëzën fatkeqe,
asaj njerëzit ,por as Zoti
s’ i hedhin asnjë dhjetëshe.
Vajton ajo dhe rri në mes
të rrugës gjakpërlyer,
krahëgjymtuar rri vajton,
mesrruge zemërshqyer.
O bir, s’ më mbeti tani asgjë,
gjithçka më ka lënë pas;
nuk kam më sy që të shikoj,
gojë nuk kam të flas.
Thellë aty së largu
kalon si një rënkim,
i huaj duket kur dëgjoj,
le të jetë zëri im.
Është zë i hidhur, ai thotë
ende diçka rithotë
dhe qaj për ty , qaj për atë
q’ është duke derdhur lotë.
Gëzohem sa herë që e shoh
të ngjitet si burimi,
se rrënja ime më i fortë,
me plot lëngatë vajtimi.
O biri im, sa turp që ndjej
ti të mos jesh, e gjora
dhe unë ende të kem zë,
e pavlerë e dhimbjes mostra.

Shqipëroi: Lefter Shomo K /jr.e.g.11,12.

About Post Author