J A N N I S R I T S O S
E P I T A F I
“”””””””””””””””””
I I I
Përmbi ato kaçurrela,
gjithnjë kaloja gishtat ,
kur netëve ti po flije,
ndërsa pranë teje e gdhija.
Vetulla jote porsi gajtan
dhe si me laps e shkruar ,
qemeri ku vështrimi im
rri strukur, rehatuar.
Sytë dhe shikimi yt
largësitë reflektonte
dhe një agim qiellor që rrekesha
loti mos turbullonte.
Buzët erëmuskati
kur ligjëroje lulëzonin,
sa gurët dhe të tharat drurë ,
bilbilat fluturonin.
Të gjërë mu si pëndët e shtrira
të palloit e kishe gjoksin
ku sipër tyre shihte
vuajtja edhe revolucioni.
Kofshë të ngjeshura- thëllëza
të mbyllura në pantallona,
ku vajzat i lakmonin
pasditesh nga ballkonat.
Dhe unë që të mos të hanë më
sysh,
një burrë të tillë trimosh,
të varrja si një hajmali
të kaltër rruazë në gjoks.
O pyll ti gjetheshumë,
rrënjëdendur q’ erë mban
si ta besoja , e mjera,
se mundja të t’ humbas?
I V
Cili fat ta shkroi, bir,
ma shkroi cili fat;
ti ndezë një brengë gjoksit tim
dhe të atillë zjarr?
Mëngjezesh herët zgjoheshe
dhe laheshe, bëje banjë
më parë agimit që shënon
kumbimi me këmbanë.
Shpesh, dritares shihje
vallë mos kishte gdhirë,
nguteshe sikur ishte
të shkoje në panair.
Sytë të zymta i kishe shpesh
dhe nofullën shtrënguar,
kishe ëmbëlsi dhe në guxim,
bashkë bilbil dhe buall.
E varfëra unë, e shkujdesura,
e çmendura dhe buçja,
zjeja këndej sherbelin ,
mënjanë me sy të puthja.
Për gjithë virtytet një nga një,
të ndritshmen tënde sqimë
ngazëllehesha dhe qeshja
si t’ isha çupërlinë.
Kurrë për keq mendja s’ më shkoi,
pas teje të vrapoja
përpara gjoksin tim të nxjerr
dhe plumbat t’i ndaloja.
Vonë ka ardhur orë e tillë,
oh, që kurrë mot të mbërrinte,
oh, më mirë mbarë vendi
kokës time të binte.
Shqipëroi ; Lefter Shomo K /j.r 3, 4α
