Jannis Ritsos-Një grua prej ere-Shqipëroi:Lefter Shomo


J A N N I S R I T S O S

NJË GRUA PREJ ERE (ΜΙΑ ΓΥΝΑΙΚΑ ΑΠΟ ΑΝΕΜΟ)

Βrenda saj frynte një puhizë e lehtë, me një gjethe të vetme luante buzëqeshja e saj.

Të gjithë e dashuruan buzëqeshjen e saj..

Ajo mbeti vetëm me erën e padukshme..

Duke humbur dhe të vetmen gjethe që kishte.

Pafundësia tha:

” Është i katërti mur i vetmisë dhe jo çatia”.

Pedante pastërtie ajo, qysh pa aguar mirë, dimër edhe verë fshinte deri përtej trotuarit.

Bile një ditë u fotografua rrugës, ashtu siç ishte me fshesën e saj para një portë të huaj.

Dhe ajo fotografi kishte mbetur gjitegjithë nga ajo erë , si dhe buzëqeshja e saj.

Shqipëroi: Lefter Shomo K/ 448 J.R.α.