Jastëku i natës…Eli Nebi -Plaku


Mbi jastëkun e natës
kokën e mbështeta…
Errësira, heshtja
në dhomë mbretërojnë
Mendimet ëmbël
i ngjalli qetësia
Si zogjtë, lartë u çuan
në tru fluturojnë…

Me vete më morën,
mbi detin me valë
Mendime ,mendime plotë
Për lulet që çelën
për pemët që poqën
U deshë shumë mundim
u deshë lodhje plotë….

Kujtimet dhe shpresat
detin e trazuan
Drejtë bregut,notova
më s’durova dot….

Mbi qepallat e syve
gjumi u afrua..
Si penda e zogut
u ulë lehtë, lehtë…
Dritën hodhi Hëna
në parajsën e gjumit..
Më buzëqeshi ëmbël
më tha “gjumë të qetë”…!!