Eli Zeneli
JE DASHURIA IME
Ishte i vrenjtur moti gjatë gjithë stinëve,
Të tillë e shikonte zemra ime,
Mendoja se dielli nuk do më ngrohte, trupi im akull do qëndronte, derisa vdekja të më merrte.
Por jo, gjithçka ndryshoi kur ti hyre në jetën time, me fjalën e bukur se isha mrekullia jote,
Isha oksigjeni që ushqente trupin tënd çdo ditë,
Se jeta jonë kishte marrë tjetër kthesë, muza e shpirtit tënd isha unë tani.
Buzëqeshja jote është e ëmbël, ajo i ngjan një trendafili të çelur në buzë, këtë ma thua çdo ditë,
Ajo është e freskët si uji i bjeshkëve, aty kam humbur edhe unë i përhumbur me aromën dehëse të dashurisë.
Ti je dashuria ime më e madhe, je unike, je lumturia e shpirtit tim,
Ditët e mia , të errëta i ktheve në ditë plot diell e gjallëri….
Inatet dhe xhelozitë e mia nuk të shqetësojnë, sepse ti e di që unë të dua.
Ndjenjat tona nuk do te vdesin kurrë, ato janë të gdhendura në shpirtin tonë të pastër e të dëlirë.
