Anileda Xeka
Merr një libër dhe lexoje!
Do të mësosh ku rritet lëpjeta
do të njohësh stinën e çdo luleje
shtëpinë e çdo rrënje o fare.
Dhe në rrugën e grurit do të gjesh strehë
për urinë tënde.
Ke etje?
Merr një libër dhe lexoje!
Një dritare do të hapet në një lumë,
do të ecësh përgjatë brigjeve të tij
duke ndjekur kuajt e lirë
që do të të tregojnë sekretin
e burimit të jetës
dhe do të mësosh të shtrydhësh një re
me shi të mirë
gjinjtë e një lope,
të pranosh edhe që etja e vërtetë
është krejt tjetër gjë.
Je vetëm? Ke ftohtë?
Hap një libër dhe fle mbi të,
nën të,
mes faqeve të urisë, të etjes tënde
dhe asgjë nuk do të jetë më njësoj
as bota vetë ashtu siç është,
do të duket
thjesht e mrekullueshme.