Je si zanë-Blerta Basha


Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur

Je si zanë në zemrën time

Je qielli im i lumturisë pa skaj,

Je buzëqeshja e syve të mi,

O rrezja e diellit që më ngroh në gji.

Fytyra jote më sjell gëzim

Sytë e tu janë melodia e shpresës,

Eja pranë moj lule manushaqe,

Të t’puth të bukurat faqe.

Të t’ prek flokët si bleta nektarin

të t’marr erë në trup e në gushë,

Të t’ledhatoj me aromën e dashurisë,

Të t’përqafoj me mallin e gjithësisë.

Të t’jap dashurinë e shpirtit tim që djeg,

Ta shtrëngosh fort me krahët e zemrës,

Ti moj thëllëzë mendjen ma ke marrë

Më je si zanë lule plot nektar.!

Blerta Basha.Shkurt.2024