Je
Je melodia më e bukur
që më ndjek ditë edhe natë,
je thesari më i çmuar,
që ma ndezi zemrën flakë.
që me ngrohu dalëngadalë,
je si vesa në agime,
që më mban në jetë të gjallë.
Je pasqyra e kristaltë
ku shoh shëmbëlltyrë të krisur,
je deshira më e zjarrtë,
që të sheh në ëndrra grisur.
Ëmbëlsi që rri në buzë,
më ke varg e të kam muzë.
