Jehona e blertë-Berzat Sadiki


JEHONA E BLERTË

Asaj dite fatlume,

shiu i rrëmbyshëm prej xixëllonjash

bëri pellg prej flakësh.

Aty u përmbytën fjalët prej mjalte.

Fjalë të gatuar prej puhize të artë,

të ngjizura me muzgun e mallit të zjarrtë.

Fjalët ishin sa një kokërr kodër.

E kisha dhe më kishte lodër.

Në zemra i patëm mbjellë fjalët.

Flakët prej mollëkuqesh

i ujitën me nektar diamanti.

Fjala u bë kopsht jargavanësh të kuq

me aromë diamanti të blertë.

Të nesërmen, dielli ndiçoi i pambuktë.

Fjala u bë e blertë.

Bari i blertë.

Kameleoni i blertë.

Jehona e blertë.