Jemi vënd , që rrit shqiponja …
Fluturo , o vargu im
Cep më cep të kësaj bote
Fluturo larg në mërgim
Vrapo varg , se ti je fjala
Ashtu , si ” Maratonomaku”
Kurbetllinjëve çohu të fala
Ì pret nëna tek oxhaku.
Kur , shkruan pena më çan zëmra
Dhe syri më pikon lot
Për këto viset e ëmbëla
Që , më duken , si pa zot.
Fluturo varg , fluturo
Nëpër botë fjalën përhap
Shqipëria bijtë i do
E kanë nënë i ka evlat.
Mos të shkruaj , s’më lë meraku!
Që , ky vënd të mbes pa zot
Dua të shoh tym oxhaku
Dhe djepet të mbushen plot.
Mos të mbetet toka djerr!
Por , të mbushet me prodhime
Se , jeta këtu mer vlerë
Këtu mbushet me gëzime.
Mos ta lëmë Shqipërinë!
Që , ta bëjnë copa – copa
S’ke ç’e do më pasurinë
Kur , vatra s’është më e jotja.
Se , edhe në vënd të haj
Jeta s’është me flori para
Por , këtu në vëndin tuaj
Këtu e ka peshën fjala.
Flururo , o varg me shkronja
Kudo , ku , ka gjak shqiptari
Jemi vënd , që rrit shqiponja
Dhe nuk shitet kurrë vatani.
