Jena do krijesa t’pakuptueshme-Donike Rrethej


Jena , thjesht dishira e andrra,
andrra t’brishta q’i pa za na pushtojnë,
dishira q’i nën forcën e zemrës çilin…
lot t’ujshëm prej digave t’shpirtit.
Dridhje buzësh ,
kur ndjenjat shfryjnë t’pakënaqna,
prekje t’dhana n’ajër me intrigën e syve,
ashtu e pa’emën .

Jena , grimca shpirtnash,
t’rame si meteor para nji fatit kurrnac,
q’i lot me ne ,
i pafe.
T’palumtun shpesh,
t’vjedhun prej kujt shkruen fatin tonë,
n’disa dokumenta t’zhubrosun q’i nën dritën e hanës shkyejmë…
vonë ,vonë,
ku shkruhet e vërteta jonë lakuriqe e pabesë.
Si shpresë.

Jena , pëshpëritje n’kohë…
brimë e bërtitun kur heshtim ma shumë,
do krijesa t’çuditshme q’i kan forcë me urrye,
e jo dishirë me dasht.
Jena tribu q’i tesh t’humbun si t’pa’emën….
( her popull me identitet t’pasun e t’lasht ).

( Se unë e ti ) !
dishmitarë se gjithçka ka nji emën ti e din e unë a e di ?!
( o urrejtje , o dashni ).