Jena, thjesht dishira andrrash…


Jena, thjesht dishira andrrash…

andrrash t’brishta ,t’pa za,

lot q’i rrjedhin nën forcën e zemrës,

t’ujshëm.

Dridhje buzësh kur ndjenja shfryn dishirat,

e then digat.

Prekje e dhanun me intrigat e syve,

n’ajër ashtu e pa’emën.

Jena, grimca shpirtnash…

t’rame para nji fatit kurrnac,

t’pa fe…

t’pa lumtun…

t’vjedhun prej kujt shkruen t’ardhmen.

Jena , letra t’shkyeme …

t’zhubrosuna q’i nji dorë i hedh tutje-tej,

pa e ditë se n’ta shkruhet e vërteta,

lakuriqe , e pa’besë.

Se unë e ti jena :

dëshmitarë se gjithçka ka nji emën,

Dashni.

Donike Rrethej .

About Post Author