Jepjani kafshatën…!!Zihni Ndregjoni


Jepjani kafshatën, ju o të pa ngopur.

Jepjani ati.

Që përdhe, rri shtri.

Qajani hallin.

Ai ,të “vrarë” e ka ballin.

Barkun të pa ngopur.

Rrobat ,e trupit shkoqur.

Syun të qërruar.

Prej lotit, lotuar.

Shpirtin të vrarë.

E keqja, e ka ngarë.

Atë e takoni.

Sa herë, m’atë rrugë kaloni.

Mun aty përdhe.

Gjithë netëve, fle.

Rri pranë një muri.

Me jastek ,prej guri.

Kur bie shi.

Qan ,oi oi….

Kur fryn veriu.

Thotë ,mjerë unë i ziu.

Një shkop n’dor e mban.

Qent ,mos e han….!!

Aaah moj kohë edhe sot.

Pasanik ,t’pa ngop.

Padrejtësia.

“Vret”varfëria.

Jemi duke parë.

T’pa ngrënë e t’pa larë.

Por m’tjetrën anë.

N’kostum e n’kollarë.

A thua se kush janë.

T’ra, prej qiellit t’tanë.

A thua se kanë le.

T’bëjn ligjin ,mbi dhe.

A thua se janë njëlloj ,si.

Përëndi.!

U shua dëshira.

Për vlerat e mira.

Se, n’bark dreqi hyni.

Na doli zengjini.

Eeeh moj koh barbare.

T’shesish edhe shpirt e vler për pare….!!

Zihni Ndregjoni