Jeta do punuar-Vladimir Muça


Biri im!

Ti përjeton horizontet e hapura,

Në çdo hap një mundësi jete…

Ti vetëm duhet të bëhesh pjesë e këtij kori.

Të shtrosh pllaka,

Të lyesh shtëpitë,

Muret dhe avllitë me dashuri t’i ndriçosh,

Të shtrosh tubat e gazit,

Njerëzit të ngrohen, gatimin të shijojnë.

Mos e shpërfill mundësinë e llagëmëve,

Se dhe atje jeta gjallon.

Gjithçka që të sheh syri

Është një mundësi e pa harxhuar.

Jeto çdo ditë me vlag pune,

Çdo gjë e vogël kureshtjen mbjell,

Ushqeje shpirtin e të tjerëve me shpirtin tënd;

Në zemër mba gjithnjë një vend,

Se jeta është si vlaga në arë

Gjithmonë do punuar

Që të nxjerrë thesarë.

STINË E EMIGRANTËVE

Erdhi dhe sivjet

Stinë e emigrantëve.

Bankinat rëndojnë nga mbipeshat,

Turfullojnë kur ulen avionët,

Shpirtrat gushohen me truallin amë.

Buzët dridhen në dashuri hyii,

Çdo gjë flatron si me magji;

Kur vinë emigrantet në vendlindje,

Besoj në një rilindje,

Besoj në një rini.

E PREMTJA E PAQME

Kambanat Zgjojnë flladin e mëngjesit,

Minareja thirmon me te në kor;

Gjethet e palmës në rrezet e diellit

Si engjëj dëshirash pa kurrfarë horror.

Mjekra e Krishtit ndrit horizontit,

Çallmë e Muhamedit me te rrugëton;

Me varak biblik nga xhybe e Shën Gjonit

E Premtja e Paqme rrugët mbulon.

Mbështillen njerëzia me ngjyra agimi,

Përzenë djajtë në hone pa zgjim;

Grindjet e kallura në mure besimi

Sheshohen mëngjesëve në atdheun tim.

Nga libri”Pegasiane”