Jeta e emigrantit-Fatbardha Budini


Jeta e emigrantit.

Jeta na dha njëmijë halle,brenga,vështirësi dhe gëzime,

ato erdhën,për tu ndarë në muaj e në shumë vite.

dorë stilolapsin e mora,

në bllokun e poezive,vargje,për jetën vendosa të krijoja.

Sa shpejtë ikën këto ditë,muaj,vite e

vite,

të mbushur,me brenga halle,vështirësi dhe gëzime.

Në këtë vend të jetosh nuk është dhe aq e lehtë,

shumë shtëpi janë braktisur,kanë mbetur të shkretë.

Shumë emigrantë i braktisën prindërit i lanë në vetmi,

sepse ua mori mendjen dhe shpirtin,ai kurbeti i zi.

Në këtë vend çdo gjë po duket shumë ndryshe,

emigrantët vijnë në atdhe por si dallëndyshe.

Kurbeti zemrat i ndau në dy pjesë,

me trup në dhe të huaj,me shpirt,në atdhe do të mbesë.

Buzëqeshja sa vjen e bëhet e më e

zbehtë,

lakmia,zilia dhe urejtja në zemrat e disa njerëzve ka mbetë.

Emigranti ndonjëherë bëhet si fëmija,

krahët e e dallëndysheve,shumë po i lakmon,

ka dëshirë edhe ai të shkoj tek shtëpia,

aty ku nëna dhe babai po jetojnë.