Jeta është një luftë e vështirë


Jeta është një luftë e vështirë

Jeta ka pa fund shkallë vështirësie.

Është si një bidon qelqi që e mban fort

Shpesh të bie nga dora dhe bëhet thërmije

e bëhët copë-copë kur bie në tokë.

Është si një ditë e bukur me diell të ngrohtë

Pa pritur fillon një erë e fortë a ciklon.

S’lë gjë në këmbë të gjitha i shkatërron.

Mbetesh me stresin që askush s’ta ndërron.

Shpesh është mal me borë a qielli i zi.

Ti mos qaj kur një ditë të godet pa pritur.

Kur mendon se të gjitha i ke mirë

Diku me forcë ditën tënde ka goditur.

Ose je mirë papritur të vjen një sëmundje që të mos dish se cila je

të mos njohësh fëmijët që iu ke dhënë jetë

e gjithë pasuria që ke vënë me saktrificë

të shkon për sëmundje e si përrua rrjedh.

Disa njerëz thonë të keqes hapi derën

Vjen me furi e ndalon te pragu ku jeton

Shpesh si dredharake në këmbë të vjen

Herë qan herë me vaj e herë këngë këndon.

Më jep dashurinë e mos ma merr lumturinë.

Më jep këngën e vallen që kap dhe qiellin

Mërzitja e madhe më jep dhimbje trishtim

Mos më jep halle e mos ma zër diellin.

Gina Kapaj Xhaferaj

About Post Author