Jeta-Ilmi Cani


Sot më ka nisur dita, me çeljen e syve.

Ashtu më çeli në një natë të gjatë janari.

Deri sot;

Çelin e mbyllin sytë, ditët e mija.

Do vazhdojnë ca kohë, deri sa të mbyll sytë.

Sa të rroj e të shuhem . Nuk do shuhet njerëzia.

Pas meje; përmbi gur, të lulëzojë poezia.

Si lulja mbi kep që gjeneron jetë.

Të më përcjellë kënga, në ikjen pa kthim.

Me tingujt e gurit të rrëzuar.

Me jetën që lulëzon paskëtaj.

Me ndarjen e gurit, prej malit pa vaj.

E shkruara fjalë mbi gur; me dhëmbjen e gurit, pa psherëtima.

E shkruara fjalë, në atë rrokullimë;

Në atë gremisje guri në zhurrel;

Është një këngë, pa ritëm e rima;

Është vaji i kepit, kur nga mali del.

Sot më nisi dita me çeljen e syve në terr.

Me udhën në mes, ku jeta jep e merr.

Me udhën në mes, ku jeta jep e merr