Jeta ime në këngë!Jahe Fida


Nuk ka jetë pa halle

S’është, veç kop’sht lulëzuar

Jeta këngë e madhe

Duhet me shijuar.

Jeta s’ ka dy ngjyra

Me ylberin ngjanë

Ndaj më qesh fytyra

Syri nuk më qanë.

Jeta ime në këngë

N’simfoni shëndruar

Tretur vjenë çdo brengë

Jetë qofsh e bekuar.

Këngë gjithë jeta ime

Çdo çasti i kam kënduar

Mjaltë i zemrës sime

Nga Ti e shoqëruar.

Jahe FIDA

CASSANO D’ADDA, Milano- ITALI