JETA KËSHTU E KA
(Nevoja për dashuri)
Më shani!
Më shkilni!
prapë te ju do të vij.
Pa ju nuk më bëhet jeta.
U shaj.
U qortoj!
Po prapë me ju do të vij,
sepse nuk kam me kë të shkoj.
Pa ju nuk më bëhet jeta.
Kjo nuk është tradhëti.
Nuk është dyfytyrësi.
As çmenduri nuk është –
është dashuri.
Askush nuk është i përsosur.
Askush nuk është i pagabueshëm.
Askush nuk është më i miri.
Të gjithë kemi vuajtje.
Të gjithë kemi nevojë për dashuri.
Jeta nuk bëhet veç –
ajo bëhet me të tjerët.
Dashuria gjendet ndër njerëz.
