Jeta nëpër ëndrra na ka shkuar-Vilson Mersinllari


———————————-

Jeta nëpër ëndërra,na ka shkuar gjithmonë

një jetë të tërë,kemi që ne ëndërrojmë

ëndërra të frikshme,cdo natë po na kaplojnë

paskemi qënë të fortë,që këto ne i durojmë.

E gjithë jeta jonë,si në ëndërr na kaloi

në botën e gënjeshtër,në këtë botë tinzare

me pluhurin e vdekjes,do ajo të na mbulojë

me jetet tona,shumë po tregohet tamaqare.

Vetë jeta jonë,s’është veçse një ëndërr

nëqoftëse e pranoni,ose kurrë mos e pranofshi

sic thoshin Nënat tona,atëherë në atë kohë

ëndërrat e liga more bij,me natën kalofshin.