JETA-Nexhat Nallbati


Një vatër e nxehtë është jeta,

Shpirtin të ngroh me zjarrin që lëshon,

Kur drutë në vatër janë të njoma,

Tymi i saj të mbyt,sytë si hap dot.

Që zjarri në vatër mos shuhet kurrë,

Kërkon që të thata të jenë drutë,

Me zjarrin e saj duhet shumë kujdes,

Ajo jo vetëm të ngroh,por edhe të djeg.

Me zjarrin e jetës mos luaj kurrë,

Kujdesu për të siç shpirti t’a thotë,

Kurrë mos e lerë të shuhet zjarrë,

Të jesh i lumtur, të ecësh mbarë.