Jeta nuk përsëritet dy herë-Nexhat Nallbati 


Sikur njeriu në këtë botë,

Për jetën e vet më shumë të mendojë,

Veprime të pamatura s’do bënte kurrë,

Dashuri për jetën do kishte më shumë.

Jetën mere ashtu siç të vjen,

Me frikë e ndrojtje ajo të gryen,

Jeta nuk ka e sjell vetëm të mira ,

Në rrugën e saj ka të papritura.

A mund të jetë e bukur jeta ?

Pa dashuri,humor dhe të qeshura !

Jeta nuk përsëritet kurrë dy herë,

Gëzo të sotmen të jesh më i qetë.

Duaje veten që të duash të tjerë,

Çdo ditë e jetës është me vlerë,

Mos u ligështo,mos e lësho veten kurrë,

Dashuri dhe harmoni jep më shumë.