Jeta peshorja më e mirë-Fatmir Pushi


FATMIR PUSHI

ATHINË

Jeta është peshorja më e mirë,

Që mat e peshon….. me kujdes,

Syri nuk sheh……….. në errësirë,

Gënjështëra para të vërtetës vdes.

Kurrë mos u mburrni në jetë,

Se jeni uji…………….. i kulluar ,

Gjithmonë koha………… fletë,

Çdo mashtrues ngelet zbuluar.

Në qoftë se një njëri gabon njëher,

Mos e gjykoni……….. pa e dëgjuar,

Kur të kuptoni ………ju të vërtetën,

Do kuptoni sa rëndë keni gabuar.

Një shpirt i dlir është i sinqertë,

Sepse plagos vetëm veten e tijë,

Dhe sjell shembuj konkretë,

Se jeta është loti i dashurisë.

Në vilat e bukura të deputetëve,

Fshihen gjithmonë hajdut grabitqar ,

Dashuria e të varfërit nuk shitet e blihet,

Ajo është e pastër si uji kristal.

Pse gjykoni të tjer, o të gjykuar,

Kur njëriu nga plagët e jetës rënkon,

Në këtë jetë të gjithë jemi kalimtar,

Mjer kushë e mbyll jetën me njollë.