Jeta rrugës malit
sa shumë që i ngjan..
Në këtë rrugë u nisa,
i qetë dhe ngadalë…
Pagurin me ujë
me vete kisha marrë…
Në xhep të këmishës
një spirto, një kartë
Dhe në dorë mbaja
të voglën sopatë …
Rruga e pashkelur,
me ferra, me driza
Me sopatën e vogël
një nga një i prisja…
O,sa ferra, driza,
o,sa shkurre,gur…
Trëmbem,mos më rrëshqet këmba
bije poshtë në lumë…
Kur papritur dola
në të blertën,lëndinë
Kishte lule,barë
gjithë bukurinë….
Lëndinën,kur pashë
u gëzova shumë
U ula të shplodhem
mora një sy gjumë…
Po, kur vapa e nxehtë
nisi të shtrëngojë
uji në paguar
mua më mbarojë….
Përsëri i qetë,
rrugën mora unë
Pre diku një drizë,
shtyjë tutje një gur
Kërkoj ujë të gjejë
që të mbush pagur….
Dhe kur errësira
vendin e mbulojë
Ulërimën e ujqërve
veshi më dëgjoi…
Si gjethja,u drodha
dhe u tremba pak
Veten shpejt e mblodha
thashë – “kam spirto,kartë”
Edhe përsëri
i qetë dhe ngadalë
shtyjë tutje një gur
Pre diku një prrall….
Ku gjeja burim
e mbushja pagur
Ku gjeja lëndinë
merrja një sy gjumë…
Për hapat që hidhja
kujdesesha shumë
Se gabim t’i hidhja
gjendesha në lumë
Prapë kështu vazhdoj
me kujdes dhe ngadalë
Jeta rrugës malit
sa shumë i ngjan…!!!
