Jetë e mirë-Fatbardha Budini


JETË E MIRË.

Në përqafimin e shkëlqimit të butë të agimit.

Aty ku pëshpëritjet e mëngjesit rrjedhin prej shpirtit.

Gënjehet premtimi i një dite të re të ndriçuar prej Dielli.

Në qiellin të krehur në nuanca plotë kaltërsi.

Gëzimet e thjeshta të një mëngjesi të ndriçuar nga Dielli.

Me aromën e këndëshme të luleve të kënaqet shpirti.

E qeshura e fëmijëve e pastër dhe me ëmbëlsi.

Këmbëzbathur kërcejnë aty jeshilon i freskët bari.

Nën qiellin të veshur me yje plotë ndriçim.

Të dashuruarit gjejnë ngrohtësinë e përqafimit të dashurisë.

Në çdo zemër,dhe në frymën e çdo shpirti.

Jeta e mirë nuk është as pasuri,as flori.

Mrekullitë e pafundme dhe të bukura të kësaj Toke.

Janë të qeshurat e ëmbla dhe ato gazmore.

Me ndryshimin e stinëve dhe viteve që kalojnë.

Momente e vêshtira vijnë ashtu me durim dhe forcë nga rruga jonë i largojmë.

Në netët e qeta dhe ditët që sjell agimi.

Të vlerësojmë çdo moment të largohemi prej trishtimi.

Në qiellin e pafund të veshur plotë kaltërsi.

Bukuria e jetës së mirë vishet prej shkëlqimi.

AUTORE:FATBARDHA BUDINI.

ALBANIA.