JETË E PAJETUAR
E ulur atë mëngjes në barin që e kishte hedhur çasti , heshtur rrinte ajo mbështetur në feminilitetin e saj dhe me sy gdhendte kohën, kujtimet, dëshirat….
Eh, sa bukur të përqafohesh me to e të depërtosh në oaze qetësie dhe marramendjeje….
******
Mbërthyer nga lot të nxehtë që po i pushtonin fytyrën, gjoksin, ndërsa paksa larg karrikes së saj kishte atë, fatin e saj, dashurinë e saj, mashkullin e formuar ëndrrave në adoleshencën e saj dhe që fati ia kishte servirur ashtu, të bukur, të plotë, magjepsës….
Rastësia e kishte ulur aty edhe atë pak momente më parë.
-Ende je i bukur dashuria ime, ende je …
Së bashku me belbëzimet e saj u përzien edhe psherëtimat e një dashurie që nuk mundi dot të jetonte, e një jete që nuk arriti të jetohej….
Lot, sa shumë lot ….
Ndërkohë ai rrinte aty me sy të ngrirë e me vështrim të tjetërsuar…
-Ti?
Dhe i adresuar në buzët e saj ndjeu jetën që po i ripërtërihej dhe hapat që po lëshonin tinguj të dhimbshëm….
-Ti ?
Buzët e saj u bënë qeliza e tij dhe lotët e saj gjaku i nxehtë nëpër vena….
-Sa më ka marrë malli! Mall që e kisha adresuar në yje por që tani ma rilthyen prapë….mall përtej limiteve…sa mall…
E pushtuar nga trupat e nxehtë edhe koha ndali e akrepat po shuanin mallin.
-Sa mall …..
*******
-Pse? Përse?
-U largova me dhimbje…. Ishte….
Nuk ka fuqi fjale…veç mall.
Sa shume lot ne trupat e tyre…sa lot zemre….
-….Babai më detyroi të martohem larg….Nuk kishte besim tek ti…..Ti nuk ishe i duhuri për mua…..
Unë tashmë e kam një familje, por kurrë nuk kam patur jetën time….
Sa shume lot të nxehtë po ushqenin gjokset e tyre duke u përzier me rrafje pulsi dhe dhimbje malli.
-Nuk kam jetuar asnje cast . Më lër të vdes ketu, në gjoksin tënd të përvëluar që së bashku me timin po dhembin mall.
E ai, i perkedhelur nëpër duar malli, bekonte lëkurën me floket e saj, me nxehtesine e puthjeve te saj, me aromën e trupit te saj…
Sa mall….mall nga ai që dhemb nëpër deje, nga ai që nuk shuhet kurrë.
-Me lër të vdes tek ti, trupi yt tashmë le të bëhet varri im e fjalët e tua epitaf mbi krye…..më lër të vdes në trupin tënd….
Kaq shumë lot ato çaste…
-Unë nuk kam jetuar….shpresoj të jetoj jetën time lart në qiell ….ti je jeta ime e pajetuar……
Heshtje. Askush nuk mundej të germezonte, askush nga të dy. Vetëm puthje malli pushtuan kohën e falur ato çaste vetëm për ata të dy.
E teksa largohej, nëpër gjurmë lëshonte dhimbje malli, dhimbjen e një jete që e dëshironte por nuk e jetoi kurrë, jetën e saj!
Edmira Xhaferi!
Korrik 2023!