Natasha Ilia

Jetë e mira jetë..pse mu solle kaq e sertë,
Unë bukë ti me gurrë vallë ç’të kam bërë unë..??
Njëherë më hedh poshtë ti, një herë në lartësi,
Çtë bëra që sillesh keq,jeta po më shkon për dreq.?
Jetë mos mu sill si njerkë,po mu sill pak e drejtë,
Se rruga s’është e sheshtë,ka tatëpjetë e përpjetë,
Ki për mua pak mëshirë,dhimbje prapë mos më jep,
Të jap shpirtin me dëshirë,se nesërmja s’di si vjen?
Në vend të huaj më hodhe,buzëplasur e harruar,
Ëndrrat lumturinë më vodhe,ç’të bëra unë e uruar?
S’di si vajti kjo punë..fill i lëmshit u ngatrua,
Herë,më do shumë,herë tjetër më hedh në përrua?
Mos të lutem të përgjërohem,si jetime kam jetuar,
Skam më kujt ti ankohem,vetë ty të kam adhuruar,
Herë poshtë në greminë,,njëherë përpjetë në qiell,
Këmbët në shkallë mpirë,po shoh ëndrra në diell..?
A më thua ti jetë ,ç’të bëra në të vërtetë..
Kurrë s’të kërkoj gjë tjetër,vet nga ty dua shëndet.?
Mu sill mirë unë të dua,si nënë.e jo si njerkë…??
Natasha Ilia
E drejtat autores rezervuar!