Jetë spirale-Fatmir Pushi


FATMIR PUSHI

Çdo gjë në këtë jetë është spirale,

Secili ka spiralen e tij !……….

Dikujt i jep paqe, dashuri, e lumturi,

Dikujt hidhërim, pikëllim e lot në sy.

Edhe pse teknologjia ka avancuar,

Fati i popujve në udhën kryq………

Kemi vullnet e shpirt të fortë,

Vuajtjet na kanë bërë të fortë si çelik .

Me dashuri të vërtetë në zemër,

Le të shkojmë në bukurin e së mirës,

Në portën që vjen era e shpirtit,

Le ta kthejmë dritën ka ardhur koha.

Zgjohuni nga gjumi magjik !…….

Hiqni gjithë pelinën nga sytë,

Për ti bërë notat këngë të bukura

Mundohuni të zbukuroni qetësin.

Ne jemi xixëllonja kur jemi bashkë,

Jemi rreze dielli që shkëqejmë,

Me mirësi, me besim, e me nder,

E keqja njofton çna pret më vonë.

Qielli nxinë, e toka e mbuluar me ferrë,

Të pa fajshëmin gardiani me kamxhik e godet,

Haremi i politikanëve është interesat,

Na quajnë minjë me thërrime na mbajnë.