Jetëgjatit shekullor,Naimit-Ildije Xhemali


 

 

 

 


etëgjatit shekullor,

naimit

JETËGJATIT SHEKULLOR,

NAIMIT

Poetë të dashur e fjalëmbël,

Ju i këndoni Të madhit Naim.

(Midis jush ndihet i ri , dhëndërr)

Poezitë për TË: detyrë, nderim.

Në sytë e Tij lexoj një merak:

“Poezia t’ua kalojë lisave.

Të ushqej rrënjët e ullive.

Të jetë në ballë të bukurive.

Unë shkrova dhe për fqinjët.

Të Lindjes, urtësi lënë trashëgim.

Ju, keni më shumë hapsira.

Dije, mirrni dhe në Perëndim.

Amanet keni MËMËN, GJUHËN.

Të pastër, ua lini brezave.

Tharmin e Pellazgëve, Ilirëve,

Trasmetojani viteve, shekujve.

Njihni e nderoni së pari veten.

Mësimin ua ka dhënë Historia.

Vëllait BESËN, jo të tjerëve.

Çmimin, t’shtrenjtë e ka Liria!”