Jetoj brenda mendimeve të mia…Paola A. Mucodemi


Paola A. Mucodemi

Jetoj brenda mendimeve të tua

Brenda poezisë që do shkruash një ditë

Tani ndihem ende një shpirt i trazuar

Si një mal, që kanë jetuar perënditë!

Ndaj të kërkova t’më jepje pak qiell

Që kohën ta ktheja në rimë,

Me trupin si një instrument të gjallë

Të luheshin sonatat, deri në agim!

Por ti, ndoshta një ide poezie më le

Brenda mendimeve, që të rritem

E brishtë si një pluhur i papjekur

Ethe e verbër, që nuk e tretën dot vitet…

Ethe e verbër, që nuk e tretën dot vitet…