E vesha nga koka këmishën
me pëlhurë tê trashë.
Hoqa karficat nga flokët.
Ato u derdhën mbi çarçafin e mëndafshtë
si valë të ngrohta e të buta ngjyrë kaftë.
E shova qiriun.
E gjeta shtratin nëpër errësirë.
U bëra sa një grusht ,
E në ëndrra tê qelqta rashë !
Në dhomë, flaka kërciste në vatër.
Vezullon në flokët e mi.
Hëna me flokë të verdhë
e lodhur ra të flejë pa lënë gjurmë.
Gishtërinjtë e akullt të agimit,
cikën dorën time të ngrohtë.
Gjysmë e përgjumur vura buzën në gaz
Sikur kisha fjetur gjatë ….
