Jetoje jetën si do-Gezim Bega


Jeta nuk është vetëm për ty,

as për t’zgjedhur,për njê e dy,

Kushdo që ka lindur,që ka sy,

jeton t’tijën jeté,nën qiellin blu.

I pabesi,qé fjalën nuk e mban,

asnjëherê,atij ti mos i beso!

Ai as nuk skuqet e as nxihet,

as ç’ka ndërmënd nuk i dihet.

Të tjerët,për diçka s’e duan,

kurse i ndershmi se pranon,

I vetmuar ai mbetet,po vuan,

në atë rrugê me hap vazhdon.

Dëgjo fjalët e atij që ka mëndê,

që nuk flet kot,vënd e pa vënd,

Ështê menduar ai njëqind herë,

mëso nga ai mendimin i’a merr.