Jetuam…Suzana Rama


Hej çfarë na bëri kështu kjo jetë,

ndrijnë thinjat, më shumë se lëkura,

vetëm shkëlqimi në sy na ka mbetë,

se dhe fytyra, çdo ditë shton rrudhat.

Si na ikën kështu, vitet pa mbarim,

s’gëzuam ç’kaluam,s’dimë se ç’na vjen,

përherë të dëshiruar, s’e gjejmë dashurinë,

nëpër ditë, tani lodhja të dobët na gjen.

Vuajtjet nëpër ditë, barrë sa një mal,

shpatullat na i mpaku, i mblodhi disi,

tani edhe gjunjët si ai kali gërdallë,

ti shtrish mirë dhëmbin, s’mbajnë e di.

Të dhëmbin krahët, shkon tek mjeku,

bursit është të thotë, janë të moshës,

s’lamë barishte pa pirë, gjethe shtogu,

që sado pak ti bëjmë derman kokës.

Eh kur mendojmë se si ishim dikur,

me këngë në buzë e vrap për gjithçka,

s’besojmë dot, që vitet na kanë ikur,

fare pa u kuptuar dhe ashtu papritmas.

Por jetuam pa e menduar, që kjo ditë,

do të na vinte dhe linte ashtu mënjanë,

ditët tona shkuam që na dhanë perënditë,

s’ka gjë që edhe ëndrat ikën dhe na lanë.

Netve mbijetojmë me vetë pagjumësinë,

ditëve ulemi, sapo ta gjejmë mundësinë,

në gjumin e vrarë, lehtë mbushim kotësinë,

kujtojmë ëndrat që dikur, thurëm me rininë.

Jetuam dhe tani mendojmë se jetojmë,

në këmbë jemi, akoma ç’do çast frymojmë,

deri sa ora në akrepa të ndalojë kohën,

e ashtu të qetë, të përshëndesim botën…