” Jo, nuk do të derdh më lot për ty nuk do te kujtoj ditët gri të mërzisë…”Piro Millona Minella


.” Jo, nuk do të derdh më lot për ty nuk do te kujtoj ditët gri të mërzisë…”

….Erdhi për pak çaste në qytetin e saj për të kryer një shërbim erdhi me mendimin ngritur se do të nxirrte pak brengat e shpirti të saj. Por nuk qëndroi më shumë se 24 orë. Aq i mjaftuan 24 orë nga jeta e një gruaje të përmblidhte gjithshka që kishte lënë në qytetin e saj.

Iku me nxitim miqve u tha me gjysëm zëri se ishte trëmbur nga “tërmeti”.

Po ishte trëmbur nga “tërmeti” i vetmisë së madhe, që provoi ato 24 orë. Ato lotë të hidhura, që derdhi do t’i mbaj thellë fshehur në skutat e errëta të vetmisë. Sa lot mori nga ai kujtim, lumenj të tërë u derdhën në shpirtin e saj të bardhë, në rrjedhën e tyre hodhi me kujdes çdo kujtim sigurisht ajo dëshiron që ato të mos e shoqërojnë në gëzimet e jetës së saj, por të rrinë aty në lumin e nëndheshëm të kujtimeve të saj.

Vetminë ajo e provoi e pa në pasqyrë si një fytyrë tepër të lënduar ku shprehet dhimbja e thellë, trishtimi në sytë e saj të zinj.

Vetmia e saj gjëndet dhe tek poezia që ka shkruar dikur dhe që nuk po e kap me muzën dhe ritmin e zakonshëm.

Edhe në detin pa një breg ku qëndronte dikur dhe shikonte tej në hapsirë, ku priste atë si dikur.

Vetmia e ka shoqëruar edhe në qiellin blu pa re, dikur aq të dashur për të.

Kudo i shfaqej vetmia në format nga më të ndryshme sipas ngjarjeve të jetës, rrugëtimit të saj. Në plazhet e braktisura nga pushuesit në kohën me furtunë, edhe në grumbullin e njerëzve të qytetit të saj, që çuditërisht fshihnin fytyrën sa herë përballej.

Edhe në fletët e hedhura nga mos pëlqimi i vargjeve që kishte zhgarravitur për orë të tëra dhe që i kishte flakur tej në ato çastet e saj të dobësisë.

E gjeti vetëveten e saj dhe në qiellin, që qeshte nga lart dhe tek deti qe qante me të.

Kudo kishte qetësi, asnjë nerv jete.

Nuk gjeti as dritën në dritaren gjysëm të hapur që e priste dikur me aq ankth e pasion.

Ajo dritë ishte arratisur diku lart mbi një re dhe ishte bërë e padukshme.

Kur po kalonte kufirin, kthehu kokën dhe mendoi, përpara kam jetën time, familjen time, këto le të ngelen kujtimet e mia, nostalgjitë e mia, jeta ime e pashkruar e pa plotësuar.

…Fshihu me shpinën e dorës lotët për herë të fundit.

Unë i përkas të ardhmes….