Jo nuk jam unë fatlumi-Leonard Pipa


Jo nuk jam unë fatlumi,
Sytë kot ngjiten në ballkon,
Vrrullin tim e mori lumi,
Zemër shtrydhur si limon…

Pashë sy hapur ëndërr,ç’burrë,
Shih me sy, me zemër hiç,
Kisha blerë gjerdan me gurë,
Gjurë të çmuar me qerpiç…

Më kish thënë heshtas shëmra,
Që peritë s’janë për mua,
Një pikë ujë më dha ëndrra,
Aq mu desh u bëra prrua!

Por ah jo… pse s’jam fatlumi,
Për të madhin zjarr në pritë,
Nëse natën të del gjumi,
Të mbuloj sa vrap me dritë.