Jo nuk mund te jem…Vilson Mersinllari


—————————–

Jo,jo nuk mund të jem tjetër njeri

që njerzit e tjerë,ti tall,ti përçmoj

dua unë të jem,ky që unë jam në jetë

sa më shumë dashuri,njerzve t’ju ofroj.

Jo,jo nuk mund të jem,tjetër njeri

të jem hipokrit por edhe ziliqar

dua të jem gjithmonë pranë tyre

dhe me ta ndjehem mirë,të jem krenar.

Jo,jo-nuk mund të jem tjetër njeri

që për fizikun e tyre ti bulizoj

po të jem çdo ditë,sa më afër tyre

dhe po patën nevojë,ata ti ndihmoj.

Jo,jo në këtë botë nuk dua të jem

nuk dua të jemj jo,tjetër njeri

të gjithë njerzve që më rethojnë

t’ju fal atyre sa më shumë dashuri-.