“Joanën” e lexova me kërshëri- Alqi Dede


Pershtypje nga Alqi Dede, Shkrimtar, rreth Joanes Me Autor Petraq J. Pali .

“Joanen” e lexova me kersheri si liber te nje autori me nje prodhimtari te shumte por dhe me nje larmi tematike e gjini te ndryshme.E vecanta e librit ,qendron ne ate se autori me ate sinqeritetin e moshes,me naivitetin dhe dliresine e shpirtit , me endrrat dhe shpresat e mbajne lexusin te ngerthyer deri ne faqet e fundit qe te vjen keq qe eshte aqe i trishte.Shume kritike e studiues jane te mendimit se librat qe rrekin te kapin probleme jetesore jane me terheqesit per lexusin.Per mendimin tim ka vertetesi ne kete perfundim.Autori ja ka arritur qellimit ,me nje gjuhe te thjeshte ,me emocion qe i shoqeron situatat e ndryshme ne nje moshe kur merr formim njeriu .Gershetimi i mjaft ngjarjeve ,episodeve ,meditimeve ne caste qe marrin nje rrjedhe tjeter te bejne ti lexosh me ankth.Jo pa interes eshte karakteri i ketij adoleshenti me bemat e tij ,i shkathet,i zhdervjellte ,aktiv e rebel qe nganjehere luan me te ardhmen e tij. Duke ndjekur jeten ne vazhdimesi bindesh dhe me shume ne ate cfare ka arritur.Dashuria e ketyre dy adoleshenteve nga e ka marre dhe titullin libri ,jane personazhe kryesore.Joana te ben per vete me ate boten e saje ,me ciltersine dhe naivitetin e saj qe di te dashuroje me gjithe shpirtin e saj;te ben per vete se si lufton per jeten dhe ku e gjen burimin e forcen tek kjo dashuri qe rritet bashke me te. Prinderit si gjithmone jane te pranishem dhe nderhyne ne momente qe eshte e nevojshme me shqtesimin dhe merakun qe e kane natyrshem.Jane dy familje te njohura dhe femijet me lidhjen qe krijuan i bejne ti perjetojne me ankth ngjarjet qe zhvillohen.Sigurisht qe nuk eshte nje gje fort e lehte artistikisht te shkruash per femijerine dhe adoleshencen ,me gjuhen e tyre dhe per boten e tyre qe mendoj se eshte dhe merita me e madhe e autorit sepse ska sajime,fantazira por duket qe jane ngjarje qe kane lene gjurme dhe percillen te lexusi me vertetesi.Fundi i trishte i kesaj vajze qe perjetoi nje dashuri te sinqerte dhe thurri endrra te bukura per te ardhmen si vete mosha e saj ,te vjen keq qe pati nje fund te tille.E kam percjelle me emocion qe sdo te deshiroja te ndodhte keshtu por fati i saj keshtu ishte shkruar.Keshtu eshte jeta.Me sinqeritet do ta falenderoja autorin Petraq Pali per kete liber interesant.I uroj autorit qe te kemi ne dore libra te tjere me vlere qe ka aqe nevoje lexusi.