KU SHKOI AJO DITË DYTEHËSHE
( ΠΟΥ ΠΑΕΙ Η ΜΈΡΑ Η ΔΙΚΟΠΗ)
Ku shkoi ajo ditë dytehëshe, të gjitha i kish ndryshuar
S’ do gjendet jo për ne asnjë lum,
t’ jetë i lundrueshëm lum
Nuk do të gjendet qoftë dhe një
qiell që vesën ka pikuar
për të kakisë shpirtin që e rriti, e vuri në gjumë.
Mbi gurin e durimit ne prisnim
mrekullinë
që gjërazi qiejt i hap në ngjyrëvjollcë që të gjitha,
Si dramën e stërlashtë , në pritje
të ëngjëllit rrimë
kur n’ orën e mesditës humbin
dhe trëndafilat ..
e krejtçelur . I erës dhe i fatit
kuqzjarrti trëndafil
Vetëm kujtesës mbete një ritëm
aspak i lehtë.
O trëndafil i natës ti e purpurta
stuhi
Furtunë ti e deteve.Kjo botë
qënka e thjeshtë.
SHQIPËROI;Lefter ShomoK /489 j.s.α.
