Jorgos Seferis:E pikëlluara-Shqipëroi; Lefter Shomo


JORGOS SEFERIS

E PIKËLLUARA( Η ΛΥΠΗΜΕΝΗ)

Μbi gurin e durimit ti

Ndënje pa rënë darka

Të dhembte syri yt me blanja

Flisnin damkat mavi.

Buzëve kishe vijëzim

Që është i zhveshur dridhet,

Kur qerthull bëhet shpirti e përdridhet

Përshtat çdo psherëtimë.

Dhe si qëllim kishe ndërmend

Kur lotin ka pikënisje

Nga anët një trup i atillë ishe

Që në kyç të dorës kthen.

Por kjo e zemrës sate torturë

S’lëngoi, u shndërrua

Kuptim që botës i ka ofruar

Qielli yjeshumtë.

Shqipëroi; Lefter Shomo