Jorgos Seferis:Hajku

J O R G OS S E F E R I S
( HAJKU)
verë liqenit piko
dhe dielli shuhet.
-Në fushë asnjë
tërfil me katër fletë
Kush fajn mban nga të tre?
-Gishtërinjtë e saj
në shaminë ngjyrdeti;
vështro korale.
-Mendimesh kredhur
i rëndë gjiri i saj
brenda pasqyrës.
-Vesha përsëri
gjethnajën e pemëve
dhe ti blegërin.
-Kjo natë dhe ky ajër
është ndarje që shtrihet
edhe dallgëzon.
-Tashmë unë ngre
një fluturë të vdekur
pa pispillosje.
-Vallë si mblidhen
të njëmijë copëzat
prej çdo njeriu?
– Ç’ fat, gruaja e zhveshur
ishte shega q’ u thye
mbushur plot yje.
-Pa shih , kjo kollonë
paska një vrimë..
A e sheh Persefonin?
Shqipëroi: Lefter Shomo K/ 442 j.s α.