Jorgos Zalokostas-Puthja dhe Taqis Sinopulos-I djeguri


Jorgos Zalokostas

Puthja

Një bareshë dashurova, nje vajzë lakmuese,

dhe e dashurova shumë,

isha zog që klithja,

dhjetë vjeç djalë.

Një ditë që rinim në barin me lulet e çelura,

-Maro, një fjalë do të them.

Maro, i thashë, të dua,

çmendëm për ty.

Nga mesi më rrëmbeu, më puthi në buzë

dhe më tha: -Për rënkimet, për dashurin e dhimbshme

Je i vogël akoma.

U rrita dhe e kërkoj…por tjetrin kërkon zemra e saj

dhe më haron mua të shkretin…

Por unë nuk e harroj

kurë puthjen e saj.

Taqis Sinopulos

I djeguri

Shikoni hyri në flakë! tha njëri nga turma.

Kthyhen sytë shpejt.Ishte

në të vërtet ai që ktheu fytyrën

kur i folëm.

Dhe tani digjet.Por nuk theret ndihmë.

Guxoj.Them të vete atje.Ta prek me dorën time.

Jam i çuditëshëm si njeri.

Kush është ai që hidhet në flakë krenar?

Trupi i tij njerzor nuk i dhëmb?

Vendi këtu është i errët.Dhe i vështirë.Kam frikë.

Zjarin e huaj mos e trazo me thanë.

Por ai digjej vetëm.

Dhe sa zhdukej aq i shkëlqente fytyra.

Bëhej diell.

Në kohën tonë si në kohë të kaluara

Të tjerë janë brënda në flakë dhe të tjerët duartrokasin.

Shqipëroi ;Th. Duka

About Post Author