Jorgos Zambetas-Një e nga një si pikëzaShqipëroi: LEFTER Shomo


NJË E NGA NJË SI PIKËZA..

( Jorgos Zambetas- Dhionisios Xefronis)

Stolia ime, djali im

T’më prekësh , si përkulesh

Më çon përmes lundrimeve

Fundbotës e më tutje.

Dhe një nga një si pikëzat

T’ i pij puthjet e s’ ngopem

Rri strukur porsi zogëza

Mes krahëve strehohem.

Shikimet falë prej syçkave

Dashni pa fund më falin

Gjatë ditës vdekje më shkaktojnë

Gjatë natës më ringjallin.

Lermë të hyj mes buzëve

Që etjen të ta shuaj

Dhe zemrës tënde azgani im

Freski për t’ i dhuruar.

Shqipëroi: LEFTER Shomo K241/ trad.α.