“Ju më thoni…prapë për fshatin?”Adriana Kongjini Bala


“Ju më thoni..prapë për fshatin?”

Ju më thoni…për fshatin shkruan?

Jeto larg , ku ke qēndruar,

Shumë vite kanë kaluar,

Po dashuria ka mbizotruar.

Prapë për ballkonin e bregut?

Janë të penës dhe të dyfekut,

Me shqiponja pullat jelekut,

Gratë me djepin kur ngjiten bregut.

Me stërall kur ndezin çibukun,

Me shpatë kur e prenë turkun,

Festezestë celnikë në shtrungë.

Me poture- tirqe nën gjunjë.

Po për penë s’kam ç’ të them,

Vargjet “derdhnin “si lumenj,

Për “sorkadhet” bënin ben,

Të besës për njeri-tjetrin qen.

Se dhe vetë ishin “drëra.”

Shkruan histori të tēra,

Djemtë trima ,vajzat zëra,

Si të”qëndisur me gjirpëra”

Mos më thoni prapë për fshatin,

Atje linda, dhe pata fatin.

Për atë gëzoj dhe mar vrapin,

Dashuri si bleta për mjaltin.

Eja tek rapi të rimë ,

Aty era fërshëllin,

Aty ku sheh fëmijërinë,

Aty kërcen me klarinë.

Aty ja thotë Erimjoni,

Të kënaq kur te dëgjoni,

Për Bejkën skeni ctë thoni,

Bilbilat me culë këndoni.

Kanë ikë po aty “janë”,

Lefteri me penë të artë,

Vangjeli me Qiro Balë,

Nga parajsa shkruajnë në kartë.

Të shikosh malin përpjetë,

Blegërijnë delet dhe deshtë,

Udhëtojnë se është vjeshtë,

Cobani me shark të leshtë.

Poshtë hedh sytë nga deti,

Kaltëron bukur bregdeti,

Aty ka” zili “dhe mbreti,

Dhe si “yja” janë mileti.

Kështu ēshtē fshati im,

E mbaj fort në shpirtin tim.

Dashuria ska kufi,

Dhe të plakem…do jem me TY.