Ju më zgjuat ëndrrat !…Tomi Buzi


Ju më zgjuat ëndrrat !…

Mirmëngjes miqt e mi

në atdhe e nëpër bot,

arom lulesh ju nis me vargje mbështjell

për ju që buzëqeshni ..

dhe ju që derdhni lot ,

urimin po ju shkruaj, në të kaltrin qiell !

Atje lart ku mblidhen vështrimet tona

ku perëndia ka bërë strehën e saj,

atje ku jetojnë bashkë,

dielli, hëna, yje, e meteora

atje ku ylberet harkojn ngjyrat ..

nga skaji në skaj !

Atje, ku tingujt e jetës mblidhen dal-ngadalë ,

ku zërat ngjasojnë si nota

pentagrami,

atje ku vështrimet s’kanë nevoj

për fjalë ..

atje, ku shpirti nuk nxjer klithma mëkatari !

Aty do të jemë gjithmonë ,

të dëgjoj trokitjen tuaj në vargjet e mia

si melodi ,

si fllad që nga gjumi më zgjonë ..

e më mbronë nga vetmia

atje ku un ‘ ritem ‘ larg nga e zeza, hipokrizi !

Ju më zgjuat ëndrrat, dëshirat,

krenarin,

më zgjuat shpresën që po vdiste ngadal,

më zgjuat ndjenjat për atdhetarin,

më bëtë luftëtarë ..

në zemër e në fjalë !

Ilirë, Dardan,

të gjithë nën një flamur, reshtuar jemi,

të Krishterë e Myslimanë ..

një tok, një kombë, një gjuhë nëna me babanë ,

Shqiptari

është feja e gjakut që kemi ..

Shqiptari ,

quhet toka që të parët na lanë !

Ju që na zgjuat nga gjumi pa ëndrra

të mbytur në dëshpërimin e thellë ,

në kët vend ..

ku thirrja nis nga zemra

e shpirti gjëmonë,

me dhimbjen mbështjell !

Të mar mallin tuaj, të shuaj etjen time ,

t’ju mar lotin e syrit

të shkruaj mbi gur ,

t’ju marë dhimbjen, e ta kthejë në mijëra thërime ,

vështrimin tuaj

ta endë mbi flamur !

Ju uroj të gjithëve shëndet e lumturi,

e bashkë me urimin

ju nisë fjalën time :

Me ju do të zgjohet Shqiptaria përsëri ,

me ju

do të ndezë kjo tokë zjarrin e të parëve,

me ju do të ngjallet shpresa

përsëri ..

për larguar përgjithmonë,

jargët e ‘zagarëve’ ..

nga kjo tokë e shënjtë , Iliri !

Me ju do të bëhet ky vendë ,

mos e lini të ‘vdesë’ nën thundrën e tradhëtisë ,

me ju, malet do të këndojnë përsëri ‘ këngë’..

me ju , do të nisë flamuri ..

vallen e lavdisë !