Tunduni ,vajza të brishta, tunduni,
Me dritën e moshēs, vrullin e shpresēs,
Koha s’u vjen nēpër gushëpēllumbi,
Kërkoni me ëndrra pragun e martesës !
Do t’ ju vijë dhe çasti i dëshirës,
Velloja e bardhë, zgjimi i ëndērrimit,
Do ta provoni gjer në agun e ditës
Natën e parë, natën e trëndafilit.
Pastaj do t’i qani ëndrrat e bukura,
Do të vuani pēr të tilla, por kot,
Do t’i kujtoni reliket e humbura
Dhe vajzërinë që s’e ktheni dot !
