—————————————–
Nga :Isak AHMETI
———————
Në 50-vjetorin e artë të meshtarisë të Dom Ndue , Dom Lush Gjergjit dhe Dom Aleksandër Kolës , mund të shkruhet ,mund të flitet gjerë e gjatë ;madje me ditë e javë të tëra.Këta klerikë të dëvotshëm , të përkushtuar për 50 vite , në shërbim të Kishës dhe Kombit, bashkëvendas të mi, të një gjenerate , të papërsëritshme,të artë ,në shkollë dhe në studime ,nesër ,me 12 gusht 2023,festojnë 50 vjetorin e meshtarisë.
Veprimtaria e tyre meshtarake ,misionare brenda dhe jashtë vendit ,kontributi i tyre, në shumë fusha do mbesin thellë në kujtesën tonë.Me jetën dhe veprën e tyre shumë dimensionale , ata për 50 vite , përkatësisht për 150 vite, kanë dhënë një kontribut të veçantë ,shumë të çmushëm, për Kishën, për Kombin,për Atdheun.Me këta tre klerikë me lidhin shumë kujtime që nga fëmijëria e deri më sot …
Duke ju falenderuar për ftesën për të marrë pjesë në Meshën e Shenjtë të falenderimit me rastin e 50 vjetorit tuaj jubilar , në shërbim të Zotit ,grigjes tuaj , Kombit dhe Atdheut , nuk mund të mos e përmend edhe faktin e bashkëpunimit tim me ju për shumë dekada , veçanërisht me Dom Lushin dhe Dom Ndoun edhe në fushën e letrave shqipe, edhe në fushën e botimeve të librave në kuadër të revistës fetare-kulturore”DRITA”, jo vetëm për NËNËN TERZE , por edhe për shumë figura të ndritura të Kishës dhe të Kombit.Ju për 50 vite keni kontribuar , falë edhe bashkëpunimit tim të pakursyer, me fjalë e vepra ,me shkrime publicistike e me botime të veçanta , me shumë libra e vepra me vlera shpirtërore e kulturore.Prandaj ju përgëzoj publikisht, edhe me këtë rast , për veprimtarinë tuaj të begatshme gjysmëshekullore.
Falenderoj Zotin që ju kam njohur nga afër dhe që kam bashkëpunuar me dekada me ju për çka u jam mirënjohës nga zemra.
