Juga -Natasha Limaj


JUGA

Jugë – jugë – jugë…ç’më ngjalle kujtime

Arrakatërinë e vegjëlis’sime…

Jugë – jugë – jugë… erë e ngrohtë e pikëz shi

Fëmijëria duke bredhur, marramendja s’kish kufi…

Jugë – jugë – jugë…ç’ më ndeze vegime

Ato gjethet e avllis’qenë detyra ime…

Jugë – jugë – jugë…ç’më mbyte kujtime

Prehëri i fustanit tim , mbushur aguridhe…

Jugë – jugë – jugë…o jugë Kanine

Përmbi det e posht Shashice, goja blozë mersine…

Jugë – jugë – jugë… dhe në mes të Londrës

Qejfi jo , mos të të mbetet , s’ka si jug’e Vlorës!..