“Just Dance” rikthehet në ekran


Edicioni i dytë i programit të kërcimit  “Just Dance” fillon më 10 prill në ekranin e Top Channel . Autori i programit dhe koreografi i talentuar Graciano Tagani ka lajmëruar fillimin e sezonit të ri dhe risitë e tij. Tashmë pjesë e projektit do të jenë balerinët e mirënjohur Esdalin Gorani, Eneda Vaso dhe Isida Mollaymeri. Në moderim Nevina Shtylla do të zërë vendin e Dojna Memës , e cila është shkëputur për shkak të shtatëzanisë. Mezi po presim kështu nisjen dhe i urojmë suksese stafit!

Nga Hortenca Alimucaj