Kёngё me mandolinën e qiellit . . .


KЁNGЁ ME MANDOLINЁN E QIELLIT . . .
⦁ ESSE NGA SPASSE THANASI

Duke endur dashurinё e parё, si njё fill mёndafshi tё stolisur me ndjenjat e brishta, Sena si nёpёr rrjetёn e rrenjёve veshur nga vesa e mёngjezit, ёndёrronte rrugёtimin e ri nё kёtё shfaqe tё agimit. Hapi dritaren e dhomёs ku flinte, dhe pa sytё e diellit nёpёr grykat me flakё tё arta. Me ndjenjat e drithёruara tё trupit lёshoi vёshtrimin e heshtur nё qerpikё tё horizontit,ku pёrflakja e dritёs ishte ngacmuese….
E zhveshur mbi rreze tё rilindura dielli, me lulezbukuruarёn jete rinore, qё kishte edhe aq shumё ngjyra hyjnore me fatin e moshёs, mendoi: – “Ёshtё dita e dallёndysheve!”. Nё cast intonoi ngjyrat qiellore nё himnin e cicёrimave, qё duket sikur kёndojnё me mandolinen e qiellit…
Ёshtё freskёt.Nё buzёt e diellit penelatat e dritёs duken si njё buzёqeshje. Edhe Sena ёshtё me sy kaltёrosh.Fytyra e saj e njomё dhe e ёmbёl, zbardh ciltersisht dhe si njё petale hёne “ noton” e pasqyruar nё liqen. E ndjen vrullshёm mrekullinё e moshёs pёr tё jetuar jetёn, pёr tё dashuruar, pёr tu ballёpёrqafuar me kujtimet, qё nuk e kanё zhgёnjyer as edhe nё hijet e panjohura.
Ajo ёshtё aq e pastёr, sa dhe ajri pёrqark saj dukej se i druhej atij “parfumi tё fshehtё “ pёrvёlues.Sikur notonte nё peizazhin e bymyer me pritje….Pritje e dashurisё!.
Mendimi e dёrgoi deri nё ditёn e dasmёs kur do tё vendos kurorёn e martesёs.E shoqerojnё shumё enigma tё kohёs, por nuk ja zbehin ngjarjen – prelude qё ka nё ёndrrёn e saj. Brenda zemrёs, si njё shteg i cuditshёm ku kalojnё tё gjitha “sekretet” dhe tё “fshehtat”, ajo ndjen dridhje fjalёsh pёrpara pamjes sё tё dashurit.Me fytyrёn e celur qё mbledh e mbledh mendime tё bardha nёpёr shtigjet e kaltra tё ditёs, kalёron horizontin e yjeve.Gjithsesi koha i jep nё kёtё moment njё botё tё pёrhimtё pёr sytё e saj shpresёndёrrues !….
Vargu i gjatё i maleve, si njё kurorё rreth liqenit, e tundon me delikatesёn e ajrit, por nuk do asnjёherё tё humbas imazhet e gjalla tё ditёs, tё veshura si pёr festё. Nuk do ta zhduk aspak kёtё vetёmbyllje nё pritje qё i ngjan urtёsisё sё natyrёs pёrqark….Kujtesa e ditёve tё ikura i gjallёrohet nga koha, nga stinёt, nga valёzat e shpirtit…Duket si njё imazh drithёrues qё pikturohet mbi vesёn e agimit….
“Ndjenja jote trazon zemrёn time !”, – i kishte thёnё Aleksit tё saj tё dashur me njё simbolikё qё e ka gjithmonё fati i jetёs.Nё atё burim rrjedhёs kaltёrosh fushohet e kёndshme ajo lulishte drite qё i ka tё ndaluara iluzionet e humbura….
Miti i ёndrrave plot shkёlqim ka hedhur vёrtetё spirancёn nё zemrёn e SENЁS :
“ Ёngjelli tingёllon nё trampё
Edhe nё qiell bie njё yll i madh….”
Tё dridhurat e agimit nё qerpikё tё horizontit dhe kёnga e pandёrprerё me mandolinёn e qiellit ja “ngrinё” shpirtin nё mall, ja nisёn pёrfytyrimin nё njё rrugё tё pafundme, nga e cila nuk do tё hiqte dorё kurrё…
Hija e qetёsisё i bashkohet nё kor me “lojёn e casteve”….Dhe atёhere, nё njё cast triller, tё denj pёr njё cast pёrejetёsie, ajo vёshtron zemrёn e saj, vёshtron limfёn qё rrjedh dhe kupton se nё brendёsinё e saj buron njё lumё i padukshёm : Lumi i pritjes.
Zhytet nё atё lumё…..dhe koha ikёn.
Casti shndёrrohet nё pёrjetёsi !…