Ka ardhur ora në Agorë-Leonard Pipa


Ka ardhur ora në Agorë,

Të mblidhet prapë mileti,

Shtrëngoni zemrat fort në dorë,

Edhe thirrjet “Poshtë mbreti”!

Pushteti juaj s’egziston,

Ua ka marrë e Keqja,

Shpëtimin që aq shumë kërkon,

E gjen vetëm tek vehtja!

Ka ardhur ora në Agorë,

Të mblidhesh si qëmoti,

Të kthesh pushtetin tënd në dorë,

Besimin prapë tek zoti!

Braktisi fe, politikanë,

Që shekuj të kan rrjepur,

Kthehu tek zoti yt pagan,

Të parët e paepur!

Kërko zotin e shqiptarisë,

Me zjarr të ri e shpresë,

Dil në Agorë e mos lëviz,

Shqiptari kurrë nuk vdes!